Aktualitet

“Kemi bërë për të sëmurët maksimumin tonë”/ Mjekja tek “Shefqet Ndroqi”: Do ja dalim, numri i viktimave është n

29 Prill 2020, 09:05 Nga DOSJA
“Kemi bërë për të sëmurët maksimumin

Tiranë- Vendi është ende në luftë me COVID-19. Ditën e sotme ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video, ku Silvana Bala, mjeke në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ jep një mesazh për të gjithë shqiptarët. Ajo shprehet se kjo ‘luftë’ do të përfundojë me sukses dhe thekson se numri i viktimave është një indikacion për masat.

“Fillimisht u mendua se do ishte një valë e madhe pacientësh. Fatmirësisht masave të marra, kondicioneve të krijuara në spitalin tonë, kjo punë u përballua me sukses. Dhe them se do e përfundojmë me sukses. Pse?! Më të vërtetë ne themi se e kemi fituar këtë betejë, por kemi ende punë për të bërë. Deri sa të dalim nga kondicionet e një spitali COVID. Puna jonë, e mjekëve, e infermierëve, e sanitareve, ka qenë në unitet të plotë. Ne jemi marrë me të sëmurë që kanë qenë në gjendje relativisht të qëndrueshme. Por dhe me të sëmurë në gjendje të rëndë klinike. Kemi bërë për këta të sëmurë maksimumin tonë. Kemi zbatuar të gjitha protokollet e aprovuara nga OBSSH. Këto protokolle ishin të rrufeshme, të sakta, të komunikuara, qoftë për sëmundjen COVID-19, qoftë për komplikacionet e tyre si pneumonitë. Të sëmurët që konsideroheshin shumë të rëndë, kanë qenë në qendrat e trajtimit intensiv. Disa kanë pasur nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Numri i vogël i rasteve të jetëve të humbura është një indikacion shumë i rëndësishëm për luftën, për masat, për të gjitha protokollet e zbatuara nga personeli shëndetësor. I them një përshëndetje shumë të fuqishme, shokëve dhe shoqeve të mia, infermiereve dhe sanitarëve. Themi se do ta luftojmë luftën me sukses.”, tha Bala.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë në vend janë prekur nga virusi 750 persona dhe deri më tani janë shënuar 30 viktima. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 431. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silvana bala viktimat e covid ne shqiperi silvana bala viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll