Aktualitet

Kamerat e sigurisë, “mollë” sherri në Vlorë/ I riu qëllon për vdekje krushkun me shkop bejsbolli dhe arratiset (EMRAT+

29 Prill 2020, 09:02 Nga DOSJA
Kamerat e sigurisë, “mollë” sherri në Vlorë/ I

VLORË- Një sherr banal për motive pronësie mes dy fqinjëve, njëherazi krushq me njëri-tjetrin i ka marrë jetën një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës në lagjen “11 Janari”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se konflikti fillimisht fizik ka degraduar në përdorimin e shkopit të bejsbollit që më pas i mori jetën Bujar Mehmeti 60 vjeç.

Viktima dhe autori, Jurgen Lecaj, janë fqinj me njëri tjetrin dhe kanë patur përplasje edhe më herët, por kësaj here kanë qenë kamerat e sigurisë ato që janë kthyer në shkakun fatal të këtij sherri. Kamerat e sigurisë të vendosura në njërën prej banesave, kanë sjellë debatin, pasi të dyja palët akuzonin njëri-tjetrin se me këto kamera spiunoheshin pasi kishin fushë-pamje në të dyja shtëpitë.

Si viktima, edhe autori, janë me origjinë nga fshati Gorishtë dhe me lidhje të ngushta familjare, ndërkohë që pas sherrit, Lecaj ka mundur që t’ia mbathë.

Kjo është e disata ngjarje e rëndë që ndodh në Shqipëri brenda tri ditëve. Që prej të hënës, kanë ndodhur dy vrasje të dyfishta në Lezhë e Durrës, ndërsa dje kanë ndodhur dy plagosje, një në Shkodër e një në Peqin. Ndërsa, për fat të mirë u parandalua një tjetër ngjarje e rëndë në Skrapar, ku një person me probleme të shëndetit mendor qëlloi me armë zjarri mbi policinë. Pas disa orësh negociata me RENEA-n, ai u dorëzua.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar mehmeti jurgen lecaj vrasje ne vlore bujar mehmeti jurgen lecaj vrasje ne vlore

Sondazh

Poll