Aktualitet

”Abuzimin e shfaqin edhe në gjëra më të rënda”/ Ish-prokurori Trenova nxjerr foton: Makina e Vettingut ndodhej gjatë d

29 Prill 2020, 08:44 Nga DOSJA
”Abuzimin e shfaqin edhe në gjëra më të

Tiranë– Ish-prokurori Gentian Trenova ka deklaruar së fundmi se një makinë e institucionit të Vettingut ka qenë në Lukovë, gjatë ditëve të karantinës.  Në një postim në Facebook, ish-prokurori ka publikuar edhe foton e mjetit  dhe shprehet se kjo makinë duhet të përdoret vetëm për çështje pune dhe jo për pushime. Ai thekson më tej se kjo foto tregon abuzimin që bëjnë zyrtarët me mjetet që u vihen në dizpozicion nga shteti.

“Kjo makine e institucionit te Vettingut eshte fotografuar ne Lukove ne ditet e karantines, kuptohet qarte ne shkelje ne rregullave. Makina gjithsesi duhet te perdoret vetem per ceshtje pune dhe jo per pushime. Kjo rrethane nuk eshte nje gje rastesore por eshte nje kulture per te abuzuar me funksionin shteteror qe kane vettingasit. Abuzimin ata e shfaqin edhe ne gjera te tjera akoma me te renda. Infot nuk mungojne.”, shprehet ai.

Pak ditë më parë Dosja.al publikoi foto nga Dhërmiu,  makina të politikanëve, biznesmenëve dhe zyrtarëve të lartë ishin parkuar në fshatin turisik, ndërkohë që gjithë vendi ishte në karantinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian trenova gentian trenova

Sondazh

Poll