Aktualitet

Lokale në natyrë dhe me kusht vendosjen e maskave, Greqia nis hapjen e vendit nga masat e marra, Mitsotakis: Jemi të përgati

29 Prill 2020, 08:32 Nga DOSJA
Lokale në natyrë dhe me kusht vendosjen e maskave, Greqia nis hapjen e

GREQI– Greqia ka vendosur që të hapë masat gradualisht, duke nisur edhe hapjen e lokaleve në natyrë dhe me kusht që njerëzit të mbajnë maskat e vendsura, kur të dalin. Këtë lajm e bëri me dije vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, 37 ditë pas bllokimit të vendit.

Mitsotakis falënderoi grekët që respektuan kufizimet, duke theksuar se vendi ishte bërë “një shembull” për të gjithë botën.

“Ky nuk është epilogu i sprovës sonë, por vazhdimi. Aparati shtetëror, përfshirë shërbimin shëndetësor, është i përgatitur për fazën tjetër. Moti i përmirësuar pritet të ndihmojë në frenimin e pandemisë. Një panel ekspertësh është ngritur që të rishikojë planin çdo 24 orë. Faza e parë e planit është të fillojë në 4 maj kur disa dyqane me pakicë, duke përfshirë libraritë dhe sallonet e flokëve, do të rihapen, me të tjerët që do të ndjekin ritmin më vonë gjatë muajit. Gjithashtu nga 4 maji, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të dërgojnë një SMS ose të mbajnë një dokument duke përmendur arsyen e tyre për të lënë shtëpinë e tyre,e megjithatë u ndalohet largimi nga rajoni ku ata jetojnë.

Kafenetë dhe restorantet do të lejohen të rihapen nga 1 qershori, por vetëm me tryeza jashtë, në natyrë, ashtu si dhe qendrat tregtare dhe hotelet që punojnë gjatë gjithë vitit.

Nga 4 maj, kishat do të rihapen për lutje individuale, por me kufizime në numrin e adhuruesve që lejohen brenda kishës, ndërsa shërbimet do të lejohen të rifillojnë nga 17 maji,”- deklaroi kryeministri ndër të tjera.

Mitsotakis falënderoi Arqipeshkvin Jeronimos dhe klerin grek për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre. Nga 11 maji është parashikuar edhe hapja e shkollave e universiteteve.

Tashmë numri i viktimave nga Covid-19, në Greqi ka shkuar në 138. Ndërkohë deri më tani në total, janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 2,534 pacientë dhe janë shëruar 577 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi kiriakos mitsotakis greqi kiriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2020, 06:59

Skapar- Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe...