Aktualitet

I nguli thikën të dashurës, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan, kapet dhe i riu që dhunonte nënën

29 Prill 2020, 08:58 Nga DOSJA
I nguli thikën të dashurës, arrestohet 63-vjeçari në

ELBASAN– Një 27-vjeçar dhe një 63-vjeçar janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 27-vjçari, me iniciale H.H., banues në Elbasan, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërsa 63-vjeçari me inicialet B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij. Aktualisht kjo e fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: H. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij; B. K., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëjetuesen, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në elbasan elbasan arrestohen dy persona në elbasan elbasan

Sondazh

Poll