Aktualitet

Kapet 10 mln euro drogë në Bari, u dërgua me 2 motorskafe nga Shqipëria dhe synonte tregun italian

29 Prill 2020, 07:35 Nga DOSJA
Kapet 10 mln euro drogë në Bari, u dërgua me 2 motorskafe nga

ITALI– 646 kilogramë marijuanë dhe 250 kilogramë hashash janë pikasur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në portin e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se droga është kapur nga Guardia di Finanza, e cila në bashkëpunim me ushtrinë italiane zhvilloi një operacion nga deti dhe ajri, për të kryer sekuestrimin e drogës.

Mësohet se sasia prej 1 ton drogë vinte nga Shqipëria me dy motorskafe, dhe synonte tregun italian, ku do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë edhe dy italianë. Droga ishte paketuar në 50 pako me peshë nga 2.5 në 10 kilogram secila.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1 ton hashash ne bari bari itali kanabis 1 ton hashash ne bari bari itali kanabis

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2020, 06:59

Skapar- Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe...