Aktualitet

29 Prill 2020, 06:59 Nga DOSJA

Skapar- Policia e Shtetit ka njoftuar së fundmi se është arrestuar 57-vjeçari Hekuran Met’hoxha, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri në ajër dhe në drejtim të Policisë në Skrapar. Agresori u arrestua pas 4 orësh negociatash me Policinë e Shtetit.  Policia bën me dije se 57-vjeçarit i janë gjetur në banesë një armë zjarri tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Ndërkohë, Policia ka publikuar edhe pamjet e aksionit brenda banesës së 57-vjeçarit, ku siç shihet edhe në video ky i fundit e kishte fshehur kallashnikovin poshtë krevatit.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e Reneas vë në pranga personin që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Rreth orës 01:00 të datës 29.04.2020, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar. Ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar. Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”. Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.V/F.G/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran met'hoxha perplasje me arme ne corovode hekuran met'hoxha perplasje me arme ne corovode

Sondazh

Poll