Aktualitet

Zbardhet aksioni në Skrapar, dy vëllezërit me probleme të shëndetit mendor hapin zjarr ndaj efektivëve, vetëdorëzohen pa

29 Prill 2020, 05:34 Nga DOSJA
Zbardhet aksioni në Skrapar, dy vëllezërit me probleme të

SKRAPARDosja.al ka sjellë detaje të reja mbi aksionin e zhvilluar një natë më parë nga Policia e Shtetit dhe forcat RENEA, aksion të cilin e raportoi e para. Mësohet se dy vëllezër, Hekuran dhe Hysen Met’hoxha, përkatësisht 55 dhe 58 vjeç, të dy me probleme të shendetit mendor, kanë qëlluar me armë zjarri në zonën ku ata banonin, në lagjen “5 shtatori”.

Krismat, rreth orës 20:40 të mbrëmjes kanë alarmuar zonën dhe pallati është rrethuar nga efektivët, por edhe këtë herë dy vëllezërit Met’hoxha nuk janë ndalur. Ata kanë qëlluar sërish me armë dhe këtë herë në drejtim të efektivëve. Kjo gjë, ka bërë që në vendngjarje të mbërrijnë forcat RENEA, dhe të rrethojnë pallatin.

Pas shumë tentativave dhe thirrjeve, efektivët kanë arritur që para tyre të dalë e të dorëzohet Hekuran Met’hoxha, i cili me duart lart është vetëdorëzuar i paarmatosur, në orën 01:30, pas mesnate.

Mirëpo, edhe pas vetëdorëzimit të Hekuranit, forcat RENEA nuk janë larguar nga pallati, dhe kanë pritur deri në momentin që ka dalë dhe vëllai i tij, Hyseni. Tashmë të dy janë shoqëruar në komisariatin e policisë, dhe pritet të dalin detaje në idhje me procedimin e situatës. Fatmirësisht ngjarja në fjalë ka përfunduar pa asnjë dëm material dhe pa asnjë person të lënduar.

Vetë Policia e Shtetit ka publikuar edhe pamjet e aksionit, ku shihet se 57-vjeçari, e kishte fshehur kallashnikovin poshtë krevatit.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet corovode forcat renea hekuran met'hoxha hysen met'hoxha perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode skrapar corovode forcat renea hekuran met'hoxha hysen met'hoxha perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode skrapar

Sondazh

Poll