Sport

“E kalova koronavirusin dhe m’u duk më i lehtë se gripi”, Jens Lehmann sugjeron një rregull për stadiumet

28 Prill 2020, 19:44 Nga DOSJA
“E kalova koronavirusin dhe m’u duk më i lehtë se

Legjenda e futbollit gjerman, Jens Lehmann, ka deklaruar se e ka kaluar me lehtësi koronavirusin. Sipas ish-portierit të Arsenalit, COVID-19 është më i lehtë se një grip i thjeshtë.

“Në mes të marsit u infektova. Vuajta pak për një ditë e gjysmë me kollë dhe temperaturë. Pas dy javësh nv karantinë, autoritetet më deklaruan të shëruar. M’u duk më e lehtë se një grip i thjeshtë, por për njerëzit në rrezik të lartë duht kujdes. Mendoj se të ndihmon për të jetuar më gjatë, nëse e shmang virusin”, ka deklaruar Lehmann.

Ai ka sugjeruar që ndeshjet të luhen me tifozë, por me një kusht. “Nuk shoh asnjë problem, nëse tifozët futen me rregull në stadium. Do të sugjeroja që të kishte një hapësirë prej 4 ulësesh bosh ndërmjet secilit. Kush shkel rregullat, përjashtohet nga stadiumi”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus grip jens lehmann coronavirus grip jens lehmann

Sondazh

Poll