Sport

Serie A mund të bllokohet totalisht prej virusit, “Gazzetta dello Sport” zbulon dy skenaret

28 Prill 2020, 16:00 Nga DOSJA
Serie A mund të bllokohet totalisht prej virusit, “Gazzetta dello

Edhe pse nuk ka ende njoftime me një datë zyrtare të rinisjes, gjithnjë ekziston skenari që Serie A të mbyllet përfundimisht për këtë sezon, si në Francë. Cila do të ishte zgjidhja për pjesën e luajtur të sezonit?

Gazzetta dello Sport shkruan se mund të ngrihet renditja aktuale me kualifikimin në kompeticionet europiane të gjashtë skuadrave të para. Do të mbetej për t’u përcaktuar skuadra e shtatë, duke parë se Verona ka një ndeshje më pak se Milani, ndërsa titulli nuk do të jepet.

Për sa iu takon rënieve nga kategoria, janë dy hipoteza: e para parashikon një anulim të rënieve nga kategoria dhe ngjitjen e dy ekipeve të para të Serisë B, duke rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Serinë A në 22.

E dyta parashikon rënien nga Seria A të dy ekipeve të fundit në renditje, me po aq ngjitje nga Seria B, në mënyrë që Seria A të mbetet me 20 skuadra.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus plani serie a coronavirus plani serie a

Sondazh

Poll