Sport

Ergys Kaçe rrëfen edhe një herë momentin kur doli me bluzen e UÇK-së: Në Greqi u përjetua sikur të kisha vrarë njerëz

28 Prill 2020, 14:23 Nga DOSJA
Ergys Kaçe rrëfen edhe një herë momentin kur doli me

GREQI-Ergys Kaçe kërkon të bëjë atë hapin e madh në karrierë por deri më tani mesfushori shqiptar vazhdon të “sorrollatet” në kampionatin grek. Huazime të njëpasnjëshme me skuadrën e PAOK që zotëron kartonin e lojtarit. Në vitet e mëparshme ka qenë një lojtar kyç i kësaj skuadre, por dalja me simbolin dhe fanellën e UÇK-së i trazoi shumë ujërat në Greqi, duke e vënë të gjithë opinionin sportiv kundër Kaçes. Në një rrëfim të fundit, mesfushori shqiptar i kthehet edhe këtij momenti.

Ai shprehet se ka qenë periudha më e vështirë në jetën e tij, ndërsa nuk ngurron të falenderoj presidentin e PAOK që e ka mbajtur afër, Ivan Savidis.

“Historia me fanellën e UÇK-së? Kur ndodhi ajo atëherë unë isha 19-vjeç dhe ata pretenduan se kisha vrarë njerëz. Të gjithë ishin kundër meje. Ndiehesha sikur do luftonin të gjithë me mua. Mbaj mend që kthehesha nga Kombëtarja dhe Ivan Savidis m’u gjend pranë, ishte si babai im. Jam një njeri që nuk harrojë lehtë. Në periudha të vështirë, paraqiten njerëzit që janë vërtetë pranë jush. Ishte momenti më i vështirë në jetën time”, tha Kaçe.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ergys kaçe greqi ivan savidis ergys kaçe greqi ivan savidis

Sondazh

Poll