Sport

Redi Jupi ironizon FSHF-në: Trajner bëhem ku të dua, nuk ka askund si kompleksi im

28 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Redi Jupi ironizon FSHF-në: Trajner bëhem ku të dua, nuk ka

Redi Jupi ka qenë trajner i kombëtares shqiptare të moshave, por u largua relativisht shpejt prej saj. Pritej që ai të vijonte më tej bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit, por ka preferuar të mos jetë në varësinë e askujt.

“Po të doja të isha trajner, do të kisha vazhduar rrugën time te ndonjë klub”, është shprehur ai në një intervistë për “Fax Web”. I pyetur pse u largua, Jupi ka shpjeguar: “Në një martesë funksionohet në dyshe. Para se të largohesha, të dyja palët ishin bindur për divorcin. Unë atëherë po ngrija kompleksin sportiv, kisha në plane për ekipet zinxhire”.

“Akademi të këtij niveli nuk ka”, ka shtuar Jupi, duke u përpjekur të thotë se puna e tij private vlen më shumë se një rol në kombëtaren shqiptare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kombetare redi jupi fshf kombetare redi jupi

Sondazh

Poll