Sport

Kaq ishte në Mynih! David Alaba bëhet gati për t’u transferuar në Londër

28 Prill 2020, 19:10 Nga DOSJA
Kaq ishte në Mynih! David Alaba bëhet gati për t’u

David Alaba duket se është lodhur duke qenë lojtari polivalent i Bayern-it, gjithmonë në gatishmëri për të ndihmuar skuadrën kur ka shumë dëmtime. Austriaku preferon të luajë si mesfushor dhe në Mynih këtë nuk e ka realizuar asnjëherë, përjashto fillimet e tij.

Sipas “The Sun”, për mbrojtësin interesohet Chelsea. Frank Lampard i garanton një vend titullari si mesfushor Alabës dhe një pagë më të lartë se te Bayern. Ai po konsideron mundësinë e largimit nga rekordmenët e Bundesligës pas shumë vitesh.

Bayern nuk e sheh me ndonjë shqetësim të madh largimin e austriakut. Në vend të tij po shkëlqen talenti Alphonso Davies, i transferuar nga Kanadaja për 10 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaba bayern chelsea alaba bayern chelsea

Sondazh

Poll