Sport

Eto’o: Messi ndryshoi karrierën e tij falë këshillës sime, më ka falenderuar

28 Prill 2020, 18:25 Nga DOSJA
Eto’o: Messi ndryshoi karrierën e tij falë këshillës

Leo Messi nuk do të ishte ky që është sot, nëse disa emra big të futbollit nuk do t’i jepnin disa këshilla. Ai ka luajtur me legjenda si Xavi, Iniesta, Henry dhe Eto’o, kohë kur Barcelona nisi të shkruante historinë.

Sulmuesi Eto’o ishte ylli i asaj kohe, por Messi arriti ta kalonte, ashtu si të tjerët, sepse ra në sy me gjenialitetin e tij. “Kohët e fundit Leo më ka falënderuar për një këshillë që i kam dhënë dhe i ndryshoi karrierën. Nuk do ta zbuloj atë që i thashë, nuk ka ardhur koha ende”, është shprehur ai.

“Që atëherë dihej se Messi do të bëhej i madh. Pika e fortë e tij ishte karakteri. Eshtë po i zakonshmi që kam njohur, edhe pse ka kaluar edhe momente të vështira”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona eto'o messi barcelona eto'o messi

Sondazh

Poll