Sport

Juventusi heq dorë nga 4 lojtarë për Pogbanë, Di Marzio zbulon listën

28 Prill 2020, 18:08 Nga DOSJA
Juventusi heq dorë nga 4 lojtarë për Pogbanë, Di Marzio

Juventusi e ka ndarë mendjen. Klubi bardhezi është gati të rikthejë në Torino mesfushorin Paul Pogba dhe do të ofrojë dy futbollistë për të marrë kampionin e botës.

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, ka një ofertë interesante nga kampionët e Italisë. Juventusi do të ofrojë kartonin e Miralem Pjanic, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Blaise Matuidi. Dy prej tyre mund të kalojnë në “Old Trafford” si shkëmbim.

Kartoni i Pogbasë vlerësohet rreth 150 milionë euro, prandaj dhe Juventusi do të sakrifikojë dy lojtarë, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio. Shohim se sa do të realizohet kjo tratativë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus merkato pogba juventus merkato pogba

Sondazh

Poll