Sport

Francë, qeveria i “mbyll qepenin” futbollit, kryeministri njofton ndërprerjen përfundimtare të sezonit

28 Prill 2020, 13:54 Nga DOSJA
Francë, qeveria i “mbyll qepenin” futbollit, kryeministri

FRANCË-Franca ka vendosur të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet e futbollit. Shkaku është gjithmonë i njëjti koronavirusi. Lajmin për ndërprerjen përfundimtare pritet ta japë kryeministri i vendit Edouard Philippe, i cili do të njofotjë pezullimin e ngjarjeve sportive deri në gusht, duke i dhënë fund kështu Ligue 1 dhe Ligue 2.

Një vendim që në fakt i hapë punë Federatës Franceze të Futbollit, pasi tashmë do të duhet të marrë vendim për titullin kampion nëse duhet t’ja dorëzojë PSG apo do e lë vakant. Gjithashtu Federata duhet të caktojë pjesëmarrësit në Kupat Evropiane dhe skuadrat që do të bien nga Kategoria dhe kush do të ngjitet në elitë.

Është e pamundur që kampionati të rifillojë,sepse edhe vetë UEFA ka kërkuar që të gjithë kampionatet të përfundojnë deri më 3 gushtose në të kundërtën duhet të pezullohen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edouard philippe ligue 1 pezullohet kampionati francez edouard philippe ligue 1 pezullohet kampionati francez

Sondazh

Poll