Sport

De Biasi sponsorizon një futbollist kuqezi për Interin: Ka personalitet dhe nuk është i fryrë kot

28 Prill 2020, 12:40 Nga DOSJA
De Biasi sponsorizon një futbollist kuqezi për Interin: Ka

Gianni de Biasi mendon se Marash Kumbulla është gati të luajë për një klub të madh. Pse jo, Interin. “Mendoj se po, sepse Marashi ka personalitet dhe karakter”, ka thënë ish-tekniku i kombëtares.

“Kam patur mundësinë ta merrja kur ishte adoleshent. Askush nuk mendonte se mund të kishte një shpërthim kaq të menjëhershëm e të papritur. Ai është një djalë i zoti, ka fizik të fortë, si dhe është shumë teknik në daljen nga mbrojtja me topin në këmbë”, ka shtuar De Biasi.

I pyetur për kalimin e mundshëm të mbrojtësit kuqezi tek Interi, De Biasi thotë: “Mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm tek Interi. Ai është talent konkret, jo i fryrë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de biasi interi kombetare kumbulla de biasi interi kombetare kumbulla

Sondazh

Poll