Aktualitet

Mbyllet viti shkollor 2019-2020, Besa Shahini: S’ka provime lirimi! Notat do të bëhet me komisione

28 Prill 2020, 17:04 Nga DOSJA
Mbyllet viti shkollor 2019-2020, Besa Shahini: S’ka provime lirimi! Notat

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se provimet e klasës së pestë dhe ato të lirimit do të anulohen. 

Në një njoftim zyrtar, Shahini u shpreh se notat do të vendosen me komisione pasi provimet e lirimit nuk kanë të njëjtën peshë me ato të Maturës Shtetërore.

“Janë katër elementë të rëndësishëm për përfundimin e vitit shkollor sot. Ky vit shkollor do të mbyllet në qeshor 2020. Provimet e maturës do të mbahen siç i kemi planifikuar. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Provimet e lirimit nuk e mbajntë të njëjtën peshë si provimet e maturës. Notat do të bëhet me komisione,”-tha ministrja.

Këto deklarata ministrja i bëri teksa ka treguar planin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor. Shahini në një deklaratë bëri me dije se nuk do të zhvillohen provimet e lirimit, por vetëm ato të Maturës. Po ashtu ajo bëri me dije se mësimi do të vijohet online deri në 29 maj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi mbyll shkollat besa shahini koronavirusi mbyll shkollat

Sondazh

Poll