Bota

Rritet bilanci në Belgjikë. Regjistrohen 764 raste dhe 124 viktima brenda 24 orëve nga Covid-19

28 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Belgjikë. Regjistrohen 764 raste dhe 124 viktima

BELGJIKË– Numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Belgjikë po rritet ndjeshëm. Auroritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 124 viktima, duke e çuar në 7,331 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

Ndërkohë janë regjistruar 647 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 47.334 persona.

Deri më tani në vend kanë fituar betejën me Covid-19, 10,943 persona ndërsa 876 janë në gjendje të rëndë për jetën.

Në rang global janë shënuar 211,631 viktima, 3,065,156 të infektuar dhe 922,862 të shëruar nga COVID-19 në botë. Virusi po bën kërdinë në Shtetete Bashkuara të Amerikës, pasi aty deri më tani 56,803 persona dhe janë të infektuar 1,010,507 të tjerë. Edhe Europa është në luftë me COVID-19. 26,977 qytetarë kanë humbur jetën në Itali. Ndërsa në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23.822 qytetarë. Edhe Franca nuk gjen qetësi, pasi në këtë shtet deri më tani janë shënuar 23,293 viktima.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike koronavirusi ne belgjike

Sondazh

Poll