Bota

Pësoi aksident me makinë/ Humb jetën aktorja e njohur Ashley Ross, familja: Duam privatësi

28 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
Pësoi aksident me makinë/ Humb jetën aktorja e njohur Ashley

AMERIKË– Aktorja e famshme e Little Women, Ashley Ross ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare gjatë një aksidenti rrugor. Lajmin e ka bërë me dije publicistja e saj Liz Dixson duke postuar në rrjetet sociale të aktores. 

Mediat e huaja kanë raportuar se aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 23:00 por aktorja ndërroi jetë një ditë më pas për shkak të plagëve që kishte marrë.

Ndërkohë familja e saj është shprehur se kërkon privatësi gjatë këtyre momenteve të dhimbshme.  

“Familja kërkon respektimin e privatësisë gjatë kësaj kohe të vështirë. Ishte një person i ëmbël dhe me zemër të madhe,” – shkruhet në mediat e huaja.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerikë ashley ross amerikë ashley ross

Sondazh

Poll