Politike

Dhuna ndaj mjekëve, Rama dhe Manastirliu: Ashpërsojmë Kodin Penal, do dënohet dhe kanosja

26 Mars 2019, 11:42 Nga DOSJA
Dhuna ndaj mjekëve, Rama dhe Manastirliu: Ashpërsojmë Kodin

TIRANË- Ministiria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qeverinë ka organizaur sot një tryezë në kuadër të dhunës së mjekëve. Gjatë takimit ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publike masat që do të merren së shpejti per të ashpërsuar dënimin për ata që qëllojnë bluzat e bardha.

Manastirliu u shpreh se është parë mundësia për ashpësimin e Kodit Penal, por një vendim tjetër që do të merret është dhe dekriminalizmi i gabimeve të mjekëve.

“E para masë që kemi marrë është ashpërsimi i Kodit Penal, dhe të gjithë ata që do të kanosin mjekët do të dënohen me burg. E dyta është dekriminalizmi i gabimit të mjekëve, që është një kërkesë shumë e hershme e profesionistëve. Por çfarë kërkohet për ta bërë efikas ashpërsimin e Kodit Penal, ndaj kjo tyrezë vjen për të ndarë këto ndryshime të rëndësishme për mjekët”, u shpreh ndër të tjera Manastriliu.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe Kryeministri i cili ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal për ndëshkime shembullore, siç tha ai, të çdo lloj dhune të ushtruar për shkak të detyrës.

Sipas kryeministrit Rama deri më tani mungesa e ndëshkimit nga ata që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për të cilat tha se janë të korruptuara.

 “Akush nuk mund të thotë se nuk ka pasur ndryshme nga dje në sot. Kush nuk e sheh ndryshimin, ka nevojë për një kontroll te okulisti. E nëse te okulisti del në rregull nga sytë ka nevojë për psikolog, kjo është mëse e qartë, që t’i dalë psikoza e negativitetit dhe e së keqes së hapur si vaj në lakra kanal më kanal e portal më portal.

Por askush nuk mund të justifikojë cënimet e sigurisë fizike. Nuk mundet që cënimi i sigurisë fizike të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrë, godit policin për shkak të detyrës, godit godit godit… duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të këtij sistemit, për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit. Goditja për shkak të detyrës dënohet nga Kodi Penal.

Por fitojnë gjithmonë ata që duhet të ndëshkohen në fakt dhe humbasin ata që meritojnë drejtësi, për shkak të gjykatave që janë ende pengje të korrupsionit. Do bëjmë ndryshime në Kodin Penal. Minsitri e Drejtësisë është duke udhëhequr këtë proces dhe goditja për shkak të detyrës do të hy në një fazë të re pamundësie për të thënë jo po i ra, jo po nuk i ra, jo po ishte pa mendje… po bëjmë gati ndërhyrjen për mos kapërcimin e vijave. Kush i kapërcen hy në burg. Përcaktimi i kufijve është një domosdoshmëri. Nuk mund të kemi spitale që ngjajnë me stacione treni në filmat ‘Far West’”, u shtoi Rama në fjalën e tij.

Dhuna ndaj mjektëve kohët e fundit është një problem shumë i madh, pasi në muajt e fundit disa prej tyre kanë mbetur të plagosur. Në Tiranë, Durrës dhe Lezhë bluzat e bardha ranë pre e dhunës për shkak të detyrës së tyre si mjek.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ndaj mjekëve dhunimi i bluzave te bardha edi rama ogerta manastirliu dhuna ndaj mjekëve dhunimi i bluzave te bardha edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll