Politike

Opozita e Re/ Murrizi jep lajmin: Të enjten bëhemi 7 se vjen kryetari i PD nga Peqini, bëhemi grup parlamentar

26 Mars 2019, 13:24 Nga DOSJA
Opozita e Re/ Murrizi jep lajmin: Të enjten bëhemi 7 se vjen kryetari

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi njofton se në parlament do të krijohet shumë shpejt një grup i ri parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvend.

Murrizi thotë se numri i deputetëve nga listat e PD do të shkojë 7 pasi, do të bashkohet edhe kryetari i degës së PD në Peqin.

Në një intervistë për Top Channel, Murrizi tha:

Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet.  Por, edhe me pjesë që kanë zëvëndesuar listën e LSI unë si Myslym Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit zgjdhor pasi kodi është artificë, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat.
Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin.Listat e hapura sjellin demokraci brenda subjekteve politike, vrasin servilizmin. Shkojnë para qytetarëve dhe vijnë në emër të qytetarëve në ato karrige ata që zgjidhen nga qytetarët. Listat e mbyllura kanë shtuar servilizmin, kanë nxitur orekset e kërmijve politik për të monopolizuar karriget në atë Parlament.

Myslim Murrizi është një nga deputetët e PD që nuk pranoi t’i bashkohej qëndrimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatin. Bashkë me Rudina Hajdarin, Murrizi vendosi të qëndronte në parlament, dhe për këtë u përjashtua nga Partia. Por kjo se ligështoi deputetin e Lushnjes që vazhdon të shkojë i qetë në parlament.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozites myslim murrizi opozita e re deputetet e rinj te opozites djegia e mandateve te opozites myslim murrizi opozita e re

Sondazh

Poll