Politike

Libër kushtuar mikpritjes së Shqipërisë, Meta takon artisten nga Kuvajti: Mirënjohje për promovimin e vlerave

26 Mars 2019, 13:49 Nga DOSJA
Libër kushtuar mikpritjes së Shqipërisë, Meta takon artisten

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, i cila së fundmi është angazhuar për të promovuar në botë karakteristikat dhe vlerat e mëdha e të rëndësishme që ka kombi shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndihet i impresionuar nga albumi i Al Houti “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, ndërsa shpreh mirënjohje për përpjekjet e artistes për të krijuar një guidë të re për turistët.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Një takim i përzemërt me artisten kuvajtiane, Ebtisam Al Houti, e angazhuar vitet e fundit për të promovuar në botë një nga karakteristikat dhe vlerat më të mëdha e më të rëndësishme të kombit shqiptar, mikpritjen.

I impresionuar nga albumi i saj “Shqipëria, buzëqeshja e ndritur e mikpritjes”, libri i parë kuvajtian për vendin tonë, një sprovë e lavdërueshme që nxjerr në pah edhe potencialet tona të jashtëzakonshme turistike.

Mirënjohje përpjekjeve të artistes Al Houti për të forcuar ndjenjat vëllazërore me popullin kuvajtian dhe për të krijuar një guidë për turistët e huaj, si udhërrëfyes për vlerat njerëzore dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ebtisam al houti ilir meta mikpritja e shqiperise ebtisam al houti ilir meta mikpritja e shqiperise

Sondazh

Poll