Aktualitet

Vrasja e dy vëllezërve në Nishtullë, Artan Hoxha: U qëlluan nga dy drejtime, tipik atentat mafioz

27 Prill 2020, 21:21 Nga DOSJA
Vrasja e dy vëllezërve në Nishtullë, Artan Hoxha: U

TIRANË– Gazetari investigative, Artan Hoxha në një lidhje për emisionin “Opinion” ka folur lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhiu në Durrës, pasditen e sotme.

Në fjalën e tij, Hoxha tha se të rinjtë janë me origjinë nga Kukësi dhe kanë tre motra, duke shtuar se ata ishin qëlluar nga dy drejtime. Sipas Hoxhës, e vetmja mënyrë për të zbuluar atentatorët ishin kamerat e sigurisë në zonë, duke u favorizuar edhe nga numri i pakët i mjeteve në qarkullim prej koronavirusit.

“Janë me origjinë nga Gjegjani i Kukësit kanë tre motra. Njëri është vetë prind dhe ka lënë një fëmijë jetim. Për 47 ditë këta njerëz kanë në izolim dhe sot kanë dalë, kanë hapur aktivitetin e tyre. Një pikë këmbimi valutor dhe nga hetimi i deritanishëm, policia po kontrollon kamerat e sigurisë po bën kontrolle në terren. Viktimat janë ndjekur dhe kur kanë mbërritur tek tregu janë goditur nga dy drejtime. Është atentat tipik mafioz. Të gjitha atentatet që kanë ndodhur në atë zonë, nuk janë zbardhur. Nga prokurori Ndoja tek Edison Harizaj,”-tha gazetari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vrasje ne nishtulle artan hoxha vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll