Sport

Ndahet nga jeta legjenda e klubit kryeqytetas, KF Tirana: Lamtumirë kampion

26 Mars 2019, 16:03 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta legjenda e klubit kryeqytetas, KF Tirana: Lamtumirë kampion

Klubi i Tiranës, por edhe i gjithë futbolli shqiptar, ka marrë sot një lajm të hidhur.

Ish-futbollisti legjendar i ekipit bardheblube, Ali Mema, është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ikona e 17 Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.

Mema ka luajtur 14 ndeshje edhe me ekipin kombëtar, por më së shumti nga sportdashësit mbahet mend për ndeshjet që ka zhvilluar me skuadrat shqiptare në Ligën e Kampioneve.

Ali Mema është i ati i Ardian Memës, trajnerit aktual të Tiranës si dhe xhaxhai i Sulejman Memës, ndihmësit të trajnerëve në ekipin kombëtar.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ali mema futbolli ne zi kf tirana nderron jete ali mema ali mema futbolli ne zi kf tirana nderron jete ali mema

Sondazh

Poll