Sport

Kosova e pamposhtur, 12 ndeshje pa humbje. Kompania angleze e basteve ‘Bet365’ promovon përfaqësuesen: Zeneli si Messi

26 Mars 2019, 15:52 Nga DOSJA
Kosova e pamposhtur, 12 ndeshje pa humbje. Kompania angleze e basteve

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të befasojë të gjithë me paraqitje të mira, e që këtë ta mësojnë edhe tjerët jashtë Kosovës është duke u përkujdesur bet365.

Kompania e njohur britanike e basteve sportive online, i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës sa herë që ajo luan.

Në faqen e saj në Twitter, bet365, poston gjëra interesante pas çdo ndeshje, postimet zakonisht pasqyrojnë sukseset e Dardanëve dhe tallën me kundërshtarët e tyre.

Kështu ndodhi edhe pas barazimit ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, ku Kosova mori pikë e parë në Grupin A pas barazimit 1-1, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në ‘Euro 2020″.

Më poshtë keni postimet e Bet365 në llogarinë e tyre në Twitter, ku kanë 385 mijë ndjekës:

Pas postimeve për Kosovën, bet365 u fokusuan te Arbër Zeneli, i cili me fanellën e Kosovës po tregohet fantastik, britanikët e krahasojnë atë me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bet euro 2020 përfaqësuesja e kosovës bet euro 2020 përfaqësuesja e kosovës

Sondazh

Poll