Sport

Shqipëria në kërkim të zëvendësuesit të Panuccit, FSHF në bisedime me Besnik Hasin

26 Mars 2019, 09:00 Nga DOSJA
Shqipëria në kërkim të zëvendësuesit të

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit, prej disa ditësh është në kërkim të një trajneri që të zënvedosojë vendin e lënë bosh nga Christian Panucci në stolin e kombëtares.

Sipas informacioneve FSHF ka nisur bisedimet me Besnik Hasin, ish-teknikun e Anderlehtit, i cili më parë ka veshur dhe fanellën kuqezi.

Ish-mesfushori i shquar është një alternative serioze për të marrë drejtimin e Kombëtares. Aktualisht ai drejton skuadren e Al-Read në Arabinë Saudite, por kontrata e tij skadon në maj.

Hasi vazhdimisht ka shprehur dëshirën për stolin kuqezi, ndërkohë që në karrierën e tij ai ka fituar titullin si trajner me Anderlehtin dhe ka drejtuar më pas edhe Olimpiakosin dhe Legian e Varshaves!

Në listë për të marrë drejtimin e Shqipërisë janë De Kanio e Roberto Donadoni. FSHF ndërpreu kontratën me italianin Christian Panucci pas humbjes me Turqinë me rezultatin 2 me 0.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka besnik hasi christian panucci fshf stoli i kombetares armand duka besnik hasi christian panucci fshf stoli i kombetares

Sondazh

Poll