Sport

Euro 2020/ Sulmuesit bëjnë detyrën, kuqezinjtë fitojnë 3-0 ndaj Andorrës

25 Mars 2019, 18:33 Nga DOSJA
Euro 2020/ Sulmuesit bëjnë detyrën, kuqezinjtë fitojnë

ANDORRA- Shqipëria fitoi me rezultatin 0-3 ndaj skuadrës së Andorrës. I pari që e nisi risinë e golave ishte Armando Sadiku, i cili nuk fali pas një gabimi trashanik të portjerit kundërshtar.

Në pjesën e dytë ishte Bekim Balaj ai që e shkundi rrjetën duke gjetur golin në minutën e 88′.

Ndërsa në minutën e 90’+6′ shënojmë me anë të Abrashit, i cili edhe pse shtatshkurtër shënoi me kokë.

Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e 3 të grupit H me pikë të barabarta me Islandën që humbi 4-0 ndaj Francës. Turqia dhe Franca janë kokë grupi me 6 pikë.

Kjo është fitorja e parë pas disfatës me Turqinë, ndeshje pas të cilës dha dorëheqjen trajneri Christiano Panucci. Kuqezinjtë sot i drejtoi ndihmëstrajneri dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ervin Bulku.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andora-shqiperi kombetarja shqiptare e futbollit andora-shqiperi kombetarja shqiptare e futbollit

Sondazh

Poll