Sport

“Arrogant dhe hakmarrës” ish deputeti i PD sulmon Panuccin: Ishte bërë si Edi Rama

26 Mars 2019, 14:07 Nga DOSJA
“Arrogant dhe hakmarrës” ish deputeti i PD sulmon Panuccin:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka sulmuar ish-trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, duke e cilësuar këtë të fundit si arrogant dhe hakmarrës me anë të një postimi në Facebook, ku e ka krahasuar dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Palokës, italiani është një milioner i cili nuk po bënte asgjë për kombëtaren pavarsisht se merrte paratë për punën që nuk bënte.

Statusi në Facebook i Palokës:

Ishte bere Panuci si Rama!  Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve. Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.

Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje. Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.

Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 … Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.  Ramen do e shkarkoje populli… Rama VAFANCULO

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christain panucci edi paloka edi rama kombetarja shqiptare christain panucci edi paloka edi rama kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll