Sport

Arrihet marrëveshja, Interi dhe Milani do kenë stadium të ri

26 Mars 2019, 15:38 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja, Interi dhe Milani do kenë stadium të ri

Tani është thuajse gjithçka gati, me klubet e Interit dhe Milanit që kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’u paraqitur me një projekt të ri në Komunën e Milanos, në lidhje me ndërtimin e një stadiumi të ri.

Impianti që do të jetë në bashkëpronësi të të dy skuadrave, do të fillojë të ndërtohet në zonën e parkimit të stadiumit aktual dhe në rastin më optimist, pritet të përfundojë në mes të sezonit 2022-2023.

Jemi duke punuar për këtë ide në bashkëpunim të plotë me Milanin, duke pasur parasysh që stadiumet janë esenciale në procesin e rritjes së klubeve. Kemi ende disa detaje të vogla për të punuar, por kohët janë pjekur dhe së shpejti do t’i çojmë Komunës një propozim konkret, për të ndërtuar një stadium të denjë për qytetin e Milanos dhe vetë dy skuadrat.

Stadiumi aktual do të qëndrojë deri në momentin që të përfundojë i riu dhe më pas do të shembet, një zgjidhje kjo e dhimbshme, por e domosdoshme dhe që ka prekur shumë impiante mitike në botë.

Megjithatë “San Siro” është një stadium i hapur në Shtator të vitit 1926 dhe është një impiant, që për vetë historinë e arkitekturën që ka, cilësohet si mitik dhe unik në botë. Pikërisht në nder të “La Scala-s” së futbollit, edhe stadiumi i ri do të ketë të njëjtën strukturë me atë aktualin.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ac milan inter seria a ac milan inter seria a

Sondazh

Poll