Sport

Nuk u dha deklaratë, mediat serbe tërbohen me Ronaldon: Bëri gjest të ulët

26 Mars 2019, 13:29 Nga DOSJA
Nuk u dha deklaratë, mediat serbe tërbohen me Ronaldon: Bëri

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme pësoi një dëmtim dhe pas 30 minutash është detyruar të largohet nga fusha e blertë. Pas ndeshjes me fanellën e Portugalisë, “ylli” i Juventusit u tha gazetarëve se do të mungojë rreth dy javë.

Mediat serbe sot kanë raportuar se Ronaldo i ka fyer ato, pasi nuk ka dhënë asnjë prononcim për to. Këtë gjë mediat në Serbi e quajnë një gjest të ulët dhe injorim që ylli portugez u ka bërë.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dha vetëm një deklaratë për mediat portugeze, ndërsa më pas vendosi të largohet duke bërë që disa gazetarë serbë të revoltohen nga ky reagim i pakuptimtë i CR7-ës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo euro 2020 mediat serbe ylli portugez cristiano ronaldo euro 2020 mediat serbe ylli portugez

Sondazh

Poll