Aktualitet

Grabitën me dhunë banesën në Mallakastër, gjykata lë në burg 2 të rinjtë (Emrat)

26 Mars 2019, 14:22 Nga DOSJA
Grabitën me dhunë banesën në Mallakastër, gjykata

FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën me dhunë një banesë në Greshicë të Mallakastrës para dy ditëve. Ndërsa, autori i tretë i kësaj ngjarje, me iniciale M.H, është ende në kërkim.

Të arrestuarit janë: Klejdi Saliaj, 21 vjeç, dhe Arben Muçaj, 22 vjeç, të dy banues në Panahor, të cilët grabitën banesën e Përparim Merdanit, dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta dhunuan familjarët duke u marrë një sasi lekësh.

Të rinjët, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, u arrestuan vetëm dy ditë pas ngjarjes, më 24 mars. 

Dy ditë më parë,  3 të rinj grabitën me dhunë një banesë në Mallastër në pronësi të shtetasit, Përparim Merdani. Tre autorët i kanë kërcënuar dhe dhunuar familjarët, ku morën një sasi prej 1 milionë e 700 mijë lekë të vjetra. Ndërsa, ëkërkim është autori i tretë me iniciale M.H.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben muçaj arrest me burg grabitje banese ne mallakster klejdi saliaj arben muçaj arrest me burg grabitje banese ne mallakster klejdi saliaj

Sondazh

Poll