Aktualitet

U paguan 30 mijë euro, 3 të arrestuarit pranojnë vrasjen e Jurgen Kurtit, tregojnë mënyrën e ekzekutimit

26 Mars 2019, 14:01 Nga DOSJA
U paguan 30 mijë euro, 3 të arrestuarit pranojnë vrasjen e Jurgen

TIRANË-Tre personat të cilët u arrestuan ditën e sotme për vrasjen e Jurgen Kurtit kanë pranuar krimin në polici.

Dosja.al mëson se Elsi Levendi, Alesio Berberi, dhe Olsi Qalliaj kanë treguar para autoriteteve edhe mënyrën se si e kanë ndjekur 26-vjeçarin për dy javë dhe më pas e kanë ekzekutuar për 30 mijë euro. Tre të rinjtë kanë refuzuar të tregojnë emrin e porositësit, duke i marrë vetë përsipër të gjitha akuzat.

Policia e Tiranës bëri me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Burime për Dosja.al zbuluan se bëhet fjalë për tre të rinjtë Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Identiteti i personit të shpallur në kërkim nuk dihet ende, ndërkohë që mësohet se ai ka patur rolin e koordinatorit. Policia sekuestroi një pistoletë, armë të tjera, makina luksoze dhe shuma të konsiderueshme parash.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” nga persona të maskuar.

[sgallery url=”https://dosja.al/vrasja-e-jurgen-kurtit-gjykata-le-ne-burg-tre-te-arrestuarit-2/”]

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit alesio berberi elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll