Aktualitet

Kundër skemës së TVSH-së 20%/ Fermerët e jugut paralajmërojnë protesta në Lushnje

26 Mars 2019, 15:13 Nga DOSJA
Kundër skemës së TVSH-së 20%/ Fermerët e jugut

LUSHNJE– Fermerët e jugut kanë vendosur që të zhvillojnë një protestë të madhe në Lushnje kundër rritjes së TVSH-së që sipas tyre ka ndikuar në uljen e çmimit të qumështit.

Më 20 mars për rreth një orë, fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjes bllokuan autostradën Lushnje-Fier duke derdhur në mes të autostradës qumësht. Përveç uljes së takës fermerët kërkojnë subvencione nga qeveria për bujqësinë.

Si shenjë proteste, fermerët bojkotuan për rreth dy ditë tregun duke mos furnizuar me produktet që prodhonin. Ata i bënë thirrje qeverisë për zgjidhje duke paralajmëruar protesta të tjera edhe në Tiranë.

Që prej 1 janarit, grumbulluesit e qumështit duhet të paguajnë taksën 20% në momentin që tregtojnë produktet e fermerëve, kjo gjë ka ulur çmimin e qumështit. Nga ana tjetër fermerët ankohen edhe për mungesën e subvencioneve të premtuara nga qeveria për bujqësinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret e jugut fermeret kundershtojne taksen lushnje protesta ne lushnje rritja e tvsh fermeret e jugut fermeret kundershtojne taksen lushnje protesta ne lushnje rritja e tvsh

Sondazh

Poll