Aktualitet

Ishin në Rinas, kur u prangos kunati. Indianët mashtrues largohen me charter, Interpol: Nuk ishin në kërkim

26 Mars 2019, 14:17 Nga DOSJA
Ishin në Rinas, kur u prangos kunati. Indianët mashtrues largohen me

TIRANË- Nuk ka fund skandali i indianëve mashtrues. Informacione të tjera janë bërë publike ditën e sotme, dhe shtohet se më 20 mars, në aeroportin e Rinasit, ditën kur u arrestua Hitershkumar Patel, shtetas indian, rezident në Nigeri kanë qenë edhe dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara.

Vëllezërit, të cilët kanë biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri, u përfolën në mediat shqiptare, se ishin persona të kërkuar për të njëjtën vepër penale, të pastrimit të parave.

Për Dosja.al burime nga Interpol Tiranë, u shprehën se emri i dy vëllezërve indianë nuk ka qenë kurrë në listën e personave të kërkuar. Prandaj, në ditën që ata kanë qenë me kunatin në Rinas, kanë vijuar të qetë udhëtimin charter nga Tirana për në Dubai, pasi nga verifikimet që policia bëri, nuk rezultonin persona në kërkim.

Por çfarë qëndron pas skandalit?

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e andra bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezerit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indianet mashtrues mashtrimi 725 milione dollare nitin sendesara vellerezit indiane indianet mashtrues mashtrimi 725 milione dollare nitin sendesara vellerezit indiane

Sondazh

Poll