Sport

Trajneri i ri i Kombëtares, Reja pranon publikisht: Jam në bisedime me FSHF-në

25 Mars 2019, 17:45 Nga DOSJA
Trajneri i ri i Kombëtares, Reja pranon publikisht: Jam në bisedime me

Edy Reja në ndeshjen që u mbajt në ‘Loro Booriçi’ në Shkodër, ndoqi nga afër ndeshjen Shqipëri-Turqi. Edhe pse Christian Panucci ishte trajner i kuqezinjve, presidenti Armando Duka organizoi një takim me trajnerin 73-vjeçar.

Me shumë mundësi Reja do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Në një intervistë për mediat italiane, trajneri ka pohuar se më parë nuk e ka pranuar këtë, por tani është në bisedime me FSHF-në.

Ish-trajneri i Napolit dhe Lazio-s ka deklaruar: “Dje kam patur kontakte me federatën shqiptare të futbollit, por kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Gjithçka do të varet nga paraqitja që Shqipëria do të bëjë në ndeshjen ndaj Kombëtares së Andorës.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja trajneri i kombetares shqiptare edy reja trajneri i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll