Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Ekzekutohen me armë zjarri Kol Murrani dhe Preng Simoni, njëri i masakruar prej plumbave, disa

27 Prill 2020, 14:07 Nga DOSJA
Vrasje e dyfishtë në Lezhë/ Ekzekutohen me armë zjarri Kol

LEZHË– Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Lalm të Vjetër të Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga të shtënat kanë ndërruar jetë dy persona, rreth 60 vjeç, Preng Simoni dhe tjetri, i identifikuar si Kol Murrani.

Murrani është banor i fshatit dhe rapsod i njohur i zonës. Të dy ishin nisur sot nga Lezha për të shkuar në vendlindje. 

Ndaj tyre është shtënë me pistoletë dhe më kallashnikov nga disa persona të tjerë. Si pasojë e plumbave njëri prej tyre është masakruar, gjë që nxit dyshimet se objektiv i sulmit ka qënë vetëm një person, ndërsa tjetri është vrarë pa dashje nga atentatorët. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet.

Për shkak të terrenit të vështirë në të cilin ndodhet fshati, efektivët kanë vonuar për të shkruar në vendngjarje. Ndërsa pasi janë marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes, dy viktimat janë nxjerrë me barrel drejt autoambulancës, për t’u çuar më pas në morgun e qytetit.

Ndërkohë Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, ku janë shoqëruar edhe disa të dyshuar dhe persona të tjerë që mund të kenë parë skenën. Pista e parë e hetimit është ajo e konflikteve për shkak të pronësisë. 

(k.m./F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kol murrani preng simoni vrasje në lezhë kol murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll