Politike

650 mijë $ për lobim në SHBA/ Braçe-Bashës: Prokurorinë e ke instrumentalizuar ti

25 Mars 2019, 22:43 Nga DOSJA
650 mijë $ për lobim në SHBA/ Braçe-Bashës:

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në Twitter ka reaguar pasi kreu i PD-së Lulzim Basha u thërrit në Prokurorinë e Tiranës si një person që ka dijeni mbi dosjen e lobimit të SHBA me PD.

“Or ti Lul; Kujton se ne s’mbajme mend cfare ti thua apo ti genjen sa here qe flet? Te enjte na the se, Prokuroria ishte e instrumentalizuar politikisht! Sot na the qe, i ke kerkuar ti Prokurorise te hetoje PD! Domethene or ti Lul, Prokurorine e paske instrumentalizuar ti!”-shkruan Braçe.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha erion brace lidhja e pd me ruset lobimi i pd ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll