Politike

Lobimi i PD në SHBA/ Gazmend Bardhi tregon procesverbalin e Prokurorisë për “Binata Trade”

25 Mars 2019, 21:24 Nga DOSJA
Lobimi i PD në SHBA/ Gazmend Bardhi tregon procesverbalin e

Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit, se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.

Sipas Bardhit, prokuroria ka pasur mundësinë të dalë në konkluzion për këtë çështje, por po e risjellin sa herë që qeveria është në vështirësi.

Ai shton se letërporositë kanë ardhur në gusht 2018 dhe për to nuk u bë asnjë hetim, ndërsa tani që i duhet kryeministri Rama çështja u rihap. 

Bardhi gjithashtu ka shtuar faktin që është bërë sekretar i PD-së në vitin 2019, ndërsa pagesa është bërë në 2017.

“Si mund të pyetem unë për çfarë ka ndodhur? Dhe prokurori kur vajta më tha: S’kam asnjë pyetje për ty. Më kishte thirrur me urdhër politik,”-shtoi Bardhi.

Kjo çështje sipas Bardhit doli kur nisën hetimet ndaj Saimir Tahirit, më pas kur nisën lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafajt me trafikun e drogës.  Bardhi tha se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade duke treguar edhe procesverbalin e Prokurorisë ku nuk ishte pyetur fare por i ishte thënë që a ke ndonjë gjë të re..

Hetimet për dosja e lobimeve rinisën pas mbërritjes së dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia. Letërporosi ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi lobimi i pd ne shba pd gazment bardhi lobimi i pd ne shba pd

Sondazh

Poll