Konfirmohen me koronavirus katër të paraburgosur tek ‘302’-shi në Tiranë, izolohet kati i dytë
27 Prill 2020, 13:11Nga DOSJA
TIRANË– Katër të paraburgosur në burgun nr.302 në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, në Tiranë. Mësohet se të paraburgosurve u janë marrë tamponët një ditë më parë, ndërsa përgjigjet kanë dalë mesditën e sotme.
Në momentin që katër të paraburgosurit janë konstatur pozitiv me koronavirus, janë marrë masat dhe është izoluar i gjithë kati i dytë i burgut nr.302.
Ditën e sotme u raportua për një rëndesë të gjëndjes shëndetësore të një të dënuari tek ‘313’-ta, i cili u dërgua me urgjencë tek Infektivi.
Deri me tani janë raportuar 19 të dënuar në burgun 313, me koronavirus, ndërsa katër rastet e sotme, janë të parët në burgun nr,302.
Ndërkohë Shqipëria është ende në luftë me koronavirusin. 736 të infektuar, 28 viktima dhe 422 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria.
Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Të afërmit e Bajram Luzit, të sëmurit me kancer që ndërroi jetë në një nga hotelet në Durrës, ku edhe ishte karantinuar janë shprehur se nuk kanë mundur ...
TIRANË– Më 27 prill 1999, Lush Krasniqi dhe familja e tij e kaluan pothuajse gjithë ditën në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Ramoc të Gjakovës, deris...
Librazhd- Librazhdi është një nga qytetet që përfshihen në zonën e gjelbër,e ku qytetarët mund të lëvizin gjatë ditës pa asnjë autorizim. Por, qytetarët e Libra...
Jo vetëm tendera, por të tjera surpriza zgjedhore ka vendosur Kryeministri Edi Rama brenda afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke i lënë universitetet...
GJIROKASTËR– Një 80-vjeçar i identifikuar si Demir Demiri ka rënë nga katër metra lartësi, pasi po krasiste rrushin. Mësohet se ngjarja e rëndë ka n...
Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 73-vjeçarin, Leonidha Rrapushi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksu...
Tiranë- Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi një 81-vjeçar me inicale S.T ka rënë nga lartësia, dhe për ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi djalin 3-vjeçar të të dashurës së tij. D...