Aktualitet

“Vjehrri vdiq në duart e fëmijëve të mi”, punonjësja e Shtëpisë së të Moshuarve: Nuk shkova në varrim, kam që në

27 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
“Vjehrri vdiq në duart e fëmijëve të mi”,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë, ku punonjësit të këtij institucioni janë karantinuar bashkë me të moshuarit. Ata sot kanë rrëfyer eksperiencën e tyre, ku shprehen se prej dy muajsh nuk janë takuar me fëmijët e tyre.

Një prej tyre është dhe Lindita, e cila u shpreh se në datën 12 mars ka humbur vjehrrin e saj, por nuk ka shkuar në varrimin e tij. “Më vdiq vjehrri në duart e fëmijëve të mi, ata u trembën shumë, por ajo dhimbje iu kthyer në forcë dhe më thanë mua që të qëndroja këtu, tu shërbeja të moshuarve, pasi ata do e përballonin vetë këtë situatë”, u shpreh Lindita.

Ndërkohë në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se gjithësej janë 131 punonjës që janë izoluar bashkë me të moshuarit në qendrat sociale.

“#BukuriNjerëzore 131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit tanëHajde flisni Shqipëria kështu e Shqipëria ashtu, po Shqipëria është thjesht SUPER #RESPEKT?”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lindita shtepia e te moshuarve edi rama lindita shtepia e te moshuarve

Sondazh

Poll