Arrestohet 55-vjeçari në Burrel/ I dehur ‘llucë’ prishi qetësinë e qytetarëve, efektivët po e dërgonin në shtëpi,
27 Prill 2020, 13:26Nga DOSJA
BULQIZË– Një 55-vjeçar me iniciale H.D., është arrestuar nga Policia pasi në gjendje të dehur prishi qetësinë publike. Pasi kanë marrë njoftimin nga banorët e zonës së Planit të Bardhë në Burrel, Policia ka mbërritur në fshat për të ndërhyrë.
Në momentin kur efektivët e Policisë po e shoqëronin për në banesë, ai i ka goditur dhe i ka kundërshtuar me dhunë duke përfunduar në rajon,
Tanimë 55-vjeçari akuzohet për dy vepra penale: “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Bulqizë/ Në gjendje të dehur, prishi qetësinë e qytetarëve dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë ditës së sotme, në qendër të qytetit të Bulqizës, kanë konstatuar shtetasin H. D., 55 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Burrel, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po prishte rendin dhe qetësinë publike. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta shoqëruar në banesë këtë shtetas, meqenëse ishte në gjendje të dehur dhe po prishte qetësinë publike, por ai i ka goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre. Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar forcërisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe në përfundim të veprimeve hetimore, bënë arrestimin e tij në flagrancë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Katër të paraburgosur në burgun nr.302 në Tiranë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, në Tiranë. Mësohet se të paraburgosurve u janë marrë tamponët...
BERAT– Të afërmit e Bajram Luzit, të sëmurit me kancer që ndërroi jetë në një nga hotelet në Durrës, ku edhe ishte karantinuar janë shprehur se nuk kanë mundur ...
TIRANË– Më 27 prill 1999, Lush Krasniqi dhe familja e tij e kaluan pothuajse gjithë ditën në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Ramoc të Gjakovës, deris...
Librazhd- Librazhdi është një nga qytetet që përfshihen në zonën e gjelbër,e ku qytetarët mund të lëvizin gjatë ditës pa asnjë autorizim. Por, qytetarët e Libra...
Jo vetëm tendera, por të tjera surpriza zgjedhore ka vendosur Kryeministri Edi Rama brenda afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke i lënë universitetet...
GJIROKASTËR– Një 80-vjeçar i identifikuar si Demir Demiri ka rënë nga katër metra lartësi, pasi po krasiste rrushin. Mësohet se ngjarja e rëndë ka n...
Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 73-vjeçarin, Leonidha Rrapushi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksu...
Tiranë- Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në zonën e Kombinatit në Tiranë, pasi një 81-vjeçar me inicale S.T ka rënë nga lartësia, dhe për ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Kazanxhin, njerku që dhunoi djalin 3-vjeçar të të dashurës së tij. D...