Bota

Bilanci në Spanjë/ Vdesin 331 persona në 24 orët e fundit nga Covid-19

27 Prill 2020, 09:30 Nga DOSJA
Bilanci në Spanjë/ Vdesin 331 persona në 24 orët e fundit

SPANJË– Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka njoftuar ditën e soteme se të paktën 331 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e  çuar numrin total të viktimave  23.521.

Kujtojmë që Spanja është një prej vendeve më të goditura në Europë nga koronavirusi, pas Italisë.

Por prej javësh  gjendja ka nisur të qetësohet se tashmë numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm si edhe numri  i rasteve të reja.

Për këtë  shkak tashmë  Qeveria spanjolle ka nisur  me lehtësimin e masave  hap pas hapi gradualisht.

Por ditën e djeshme numri ditor i të vdekurëve ishte më i ulët, ku u shënuan vetëm 288 viktima.

Edhe numri i rasteve të reja ka pësuar rritje, ku nga 207.634 që ishin ditën e djeshme, sot numri total i të sëmurëve ka arritur në  209.465.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll