Aktualitet

Plas grushti në Autoritetin e Medias, shkak…një shkresë, degjeneron debati (Detaje)

26 Mars 2019, 13:55 Nga DOSJA
Plas grushti në Autoritetin e Medias, shkak…një shkresë,

TIRANË- Situatë e tensionuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, ku debati ka degjeneruar në grushta dhe përplasje fizike. Dosja.al mëson se shkak për këtë është bërë një konflikt mes punonjësve të këtij institucioni për një shkresë.

I pari që e denoncoi debatin ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale thoshte se përplasja tek AMA kishte në thelb prishjen e pazareve të korrupsionit për shpërndarjen e sinjalit kabllor.

Denoncimi i Berishës:

Prishja e pazareve per kablloret shperthen me grushta ne autoritetin e mediave! Paraditen e sotme, ne koridoret e ama-s, Drejtori I Drejtorese se inspektimit, krahu I djathte I Gentian Sales, eshte zene me grushta me Juristin e ama-s. Kryetari, pasi ka shuar sherrin ka pezulluar dy vartesit e tij. Punonjesit e tjere te ama-s qe kane lene zyrat per te ndjekur spektaklin thone, se shkaku I sherrit eshte prishja e pazareve per korrupsionin me operatoret locale, sidomos kablloret.

Por siç konfirmuan burime për Dosja.al nga ky institucion, kjo gjë nuk është e vërtetë. Arsyeja e konfliktit të drejtorit të Inspektimit me Juristin e AMA-s ka qenë rutinore.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian sala sali berisha sherr tek ama gentian sala sali berisha sherr tek ama

Sondazh

Poll