Aktualitet

Humbja e hapësirave të gjelbra në Shqipëri, “Aleanca për teatrin”-Veliajt: Edhe sa do gënjesh

26 Mars 2019, 13:24 Nga DOSJA
Humbja e hapësirave të gjelbra në Shqipëri, “Aleanca

TIRANË– “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit” ka publikuar një premtim të kryebashkiakut Erion Veliaj që e ka bërë në vitin 2015.

Edhe sa do mund të gënjejë ky njeri që premtoi zgjerimin e hapësirës publike dhe sot bën gati copëtimin e saj për kulla të tjera?!”– shkruan faqja “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit”, krahas një fotoje ku shihet statusi i kryebashkiakut i bërë në vitin 2015.

Në një postim në faqen e tij në facebook, Veliaj shkruante se do të shtohej 5.5 ha gjelbërim të Parku i Liqenit.

Shtojmë 5.5 ha gjelbërim të Parku i Liqenit. Lajm i mirë për frymëmarrjen e Tiranës! Projekti fantastik për hyrjen tek Liqeni i shton hapësirat e gjelbra parkut, duke ua kthyer qytetarëve edhe ish-zonën e ish-Gardës së Republikës,”- shkruante Veliaj krahas një fotoje ku shihet sipërfaqja me gjelbërim në vitin 2015, në zonën e Parkut të Liqenit dhe se sa do të shtohej.

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit” për këtë status, mesa duket është bazuar në një raport të “Global Forest Watch” të WRI-së, të publikuar nga Monitor.al. Sipas raportit Shqipëria nga viti 2000 deri në vitin 2017 ka humbur 5.5 % të totalit të pyjeve të saj, të cilët përbënin 17% të totalit të tokës.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per teatrin erion veliaj hapesira e gjelber parku i liqenit aleanca per teatrin erion veliaj hapesira e gjelber parku i liqenit

Sondazh

Poll