Politike

Rama mohoi akuzat për tenderat sekretë/ Spaho: Po bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë

26 Prill 2020, 11:52 Nga DOSJA
Rama mohoi akuzat për tenderat sekretë/ Spaho: Po bën kllounin

Tiranë– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit mohoi akuzat nga selia blu për tenderat sekrete. Spaho shprehet se bizneset në Shqipëri po falimenojnë dhe se kryeministri Edi Rama duhet  të publikojë kontratat sekrete dhe të mos tallet me shqiptarët.

“Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.”, shprehet Spaho.

Reagimi: 

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve. Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama mohoi të gjitha akuzat e PD-së, sa i takon tenderave “sekrete” të Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19. Që prej rasteve të para të koronavirusit, opozita ka denoncuar tenderat e qeverisë, duke nisur me atë të Rezervave të Shtetit, ku SPAK ka nisur një hetim për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. PD akuzon se është favorizuar një kompani nga Maqedonia e Veriut, që vetëm 6 ditë para tenderit shtoi si shërbim të saj edhe ushqimet. Më tej PD ka hedhur akzua edhe për tenderat në Shëndetësi, për blerjen e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi  se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edmond spaho edi rama edmond spaho

Sondazh

Poll