Aktualitet

Hapet blloku i tretë i bizneseve, marrin “frymë” banorët e zonave të gjelbra, leje e posaçme për subjektet 24 orarshe

27 Prill 2020, 06:04 Nga DOSJA
Hapet blloku i tretë i bizneseve, marrin “frymë”

SHQIPËRI Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nga sot janë ndarë në banorë të zonave të gjelbra dhe atyre jo të gjelbra. Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, Zona e përbashkët e bashkive, Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq, Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd dhe Bashkia Divjakë, janë zgjuar sot me të tjera rregulla. Ata janë lejuar që të lëvizin me makinat e tyre private pa autorizim nga ora 09.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët! Në këto qytete, ndalohet hyrje-dalja ndërsa pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, nga 06:00 deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia. Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia. Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave. Gjithashtu ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

Ndërkohë që për të gjithë banorët e zonave jo të gjelbra, fasha e orarit tashmë është zgjeruar në dy orë. Nga sot, çdo qytetar në zonat jo të gjelbërta do të lëvizë për dy orë, me autorizimin e nevojshëm, brenda fashës së orarit të lejuar, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të pasdites. Edhe për ata që lëvizin me makina, vlejnë të njëjtat rregulla, autorizimi dhe dy orë lëvizje. Të gjithë të tjerët, që ju duhet të lëvizin jashtë kësaj ore, do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë, që tregon lejen për punën përkatëse, vizitat mjekësore, etj. Leja e mjeteve tashmë merret përmes e-albania, ku është sqaruar me tri seksione edhe leje lëvizja për bizneset që janë lejuar të hapen. Sot u zyrtarizua hapja e bllokut të tretë të bizneseve ku përfshihen, dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Këto biznese dhe të tjerat mund të lëvizin punonjësit me makinat private përmes një leje që do të marrin tek e-albania, ndërsa të gjitha ato biznese që punojnë 24 orë do të marrin një leje të posaçme.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll