Aktualitet

E RËNDË në Tiranë! 35-vjeçari dhunon e i thyen 7 brinjë djalit të të dashurës, mohon gjithçka: Ra nga divani. I vogli:

26 Prill 2020, 21:14 Nga DOSJA
E RËNDË në Tiranë! 35-vjeçari dhunon e i thyen 7

TIRANË– Një grua ka bërë një denoncim të frikshëm në rrjetet sociale, teksa me emë e mbiemër pretendon se gruaja e të vëllait Alba Kapaj Hoxha, bashkë me të dashurin e saj, Alfred Kazanxhi, i kanë dhunuar nipin 3-vjeçar (djalin e Albës).

Teksa publikon edhe një foto të të vogli, gruaja në fjalë shkruan se 3-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, por që doktorët e Traumës, nuk i kanë dhënë shpresë për jetën. Ai mësohet të ketë 7 brinj të thyera, hemoragji të brendshme dhe në kokë.

Pershedetje! Doja te ndaja nje informacion rrenqethes per sa i perket nje femije 3-vjecar. Qytetarja Alba Kapaj Hoxha e kerkuar nga policia per akte dhune se bashku me bashkjetuesin e saj Alfred K. (njerku i djalit)kane dhunuar rende femijen 3 -vjecar E .H . I cili ndodhet ne spitalin e traumes Tirane. Pas nje operacioni doktoret nuk i kane dhene shpres per jeten. Ka 7 brinje te thyer emoragji te brendeshme e gjithashtu ne koke. Une qe po ju shkruaj jam halla e djalit dhe po e perballojme shum keq kete situat. Duam qe ky lajm te publikohet e te jepet mesazh per gjithe nenat kudo qe jane dhe per te gjithe ata qe ushrojne dhune ne familje. Eshte shume ti quash prinder keta njerez pa gjak e pa dhemshuri . Ligji duhet te bej punen e vet,”- shkruhet në mesazhin e publikuar nga JOQ, në Facebook.

Ndërkohë, pas denoncimit, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka vënë në pranga 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi. Top-Channel shkruan se një burim pranë prokurorisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari e mohon akuzën dhe pretendon që fëmija tre vjeçar është rrëzuar nga divani.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës thotë se do të kërkojë të hënën masën e sigurisë arrest me burg për A. Kazanxhi, 35 vjeç i cili akuzohet se ka dhunuar e keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses.

Unë punoj si amvisë në një familje që ka një anëtar të së murë, dhe në atë çast nuk ndodhesha në banesa, sapo kisha dalë në blija bukë. Tim bir e mbante partneri,“- ka treguar në polici gruaja, e cila është rimartuar pas një martese të mëparshme, nga e cila ka sjellë në jetë edhe djalin.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët janë të sigurtë se burri që dyshòhet të keqtrajtuar fëmijën e partneres ka kaluar krizá nga karantinimi në shtëpi. pasi tre vjeçari është marrë nën trajtim mjekësor dhe është pyetur nga psikòlogët, ka treguar të vërtetën. “Më qëllòi babi,”– mësohet të ketë thënë fëmija, që i flet baba bashkëjetuesit të së ëmës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alba kapaj alfred kazanxhi dhunohet 3 vjecari ne tirane tirane alba kapaj alfred kazanxhi dhunohet 3 vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll