Aktualitet

“Doli të pinte vetëm një cigare”, efektivët fusin me dhunë në makinë të riun në Rrugën e Elbasanit: Ule kokën, ul

26 Prill 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Doli të pinte vetëm një cigare”, efektivët

TIRANË– Një person është futur me forcë në makinën e policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit dhe sipas videos së publikuar nga JOQ, efektivët kanë futur me dhunë në makinë një djalë të ri.

Denoncuesi, që ka dërguar videon, shkruan se personi në fjalë, kishte dalë të pinte një cigare poshtë pallatit dhe se efketivët e kanë futur me shunë në mjet, në vend që ta gjobiznin.

Në sfond dëgjohen të bërtitura dhe njerëz që thonë: Ule kokë, ule!

Pershendetje JOQ! Te lutem doja te denoncoja kete rast qe ka ndodhur sot te rruga e Elbasanit, te nje qytetari te Tiranes i cili vetem sepse donte te pinte cigare poshte pallatit ne vend qe Policia e Shtetit t’i vinte gjobe (nese e quajne kaq skandaloz kete veprim) rreh edhe dhunon ne menyren me brutale dhe cnjerezore qe eshte pare. Nderkohe djali eshte dhunuar edhe ne ambientet e komisariatit te policise nr.1. Faleminderit,”- shkruhet në mesazh.

Gjithsesi, nuk jemi të qartë për rrethanat e ngjarjes, që kanë shtyrë efektivët, të përdorin këtë mënyrë shoqërimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga e elbasanit tirane rruga e elbasanit tirane

Sondazh

Poll