Aktualitet

VIDEO/ Ja baza ku mblidhen të privilegjuarit e vendit, bishat luksoze parkuar, NAMI në Radhimë… pronarët drekojnë me pesh

26 Prill 2020, 17:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Ja baza ku mblidhen të privilegjuarit e vendit, bishat luksoze

VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë nga “Bojo Resort”, hoteli dhe kompleksi në Radhimë, që gjatë kohës së karantinës është më i mbushur se në kulmin e sezonit turistik.

Videoja është xhiruar këtë fundjavë dhe tregon se si mes izolimit, ka njerëz që janë të privilegjuar për të jetuar, sikur Covid-19 të mos ekzistonte.

Duke qenë se çdo biznes, bar-kafe e restorant, në Vlorë, apo qytete të tjera, që grumbullon shumë njerëz, janë mbyllur, fatlumët kanë marrë bishat e tyre luksoze dhe janë strehuar në bazën ku mund të shijojnë verë e peshK buzë detit.

Pa u shqetësuar nëse mund t’i shikojë njeri, ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në izolim total, ata kanë lënë edhe makinat e tyre të parkuara si zakonisht.

Po roli i qeverisë ku është në këto momente? Inspektimet që po bëhen në zonat e gjelbra apo kudo, a nuk janë pikërisht për të ndaluar këto grumbullime apo ka dalë ndonjë autorizim i veçantë për të shijuar dreka në resorte dhe pjesa tjetër e Shqipërisë nuk është ende në dijeni?

Nëse ndëshkimi i bizneseve bëhet vërtet në atë mënyrë dinamike, siç vetë Policia e Shtetit bën me dije çdo ditë, pse “Bojo Resort” bën përjashtim?

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bojo resort plani i masave per covid-19 bojo resort plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll